
AC Milan ka njoftuar se i ka shkëputur kontratën Zvonimir Boban, si zyrtar kryesor i klubit.
Përmes një komunikate, AC Milan ka falënderuar Bobanin për punën e bërë, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen.
“AC Milan konfirmon se ka informuar Zvonimir Boban për përfundimin e kontratës së tij si Zyrtar Kryesor i Klubit me efekt të menjëhershëm”, thuhet në komunikatë.

E për largimin e tij ka folur edhe drejtorit i klubit, Ivan Gazidis, përcjell ORAinfo.
Ai e ka falënderuar Boban për kohën sa ishte të Milan dhe kontributin e dhënë për ekipin kuq e zi.
“Falënderoj Boban për punën e tij këto 9 muaj tek Milani dhe i uroj me te mirën për sfidat e tij profesionale në të ardhmen. Tani duhet te përqendrohemi tek ndeshjet e radhes”, ka thënë Gazidis.
Ai ka shtuar se Stefano Pioli dhe stafi i tij kanë bërë një punë shumë të mirë deri tani.
“Ata kanë përmiresuar ndjeshëm rendimentin e skuadrës dhe në i mbështesim ata në çdo moment”, ka thënë ndër të tjera Gazidis. /ORAinfo/