Largimi i Messit, pas pak në konferencë Laporta do të zbulojë të vërtetën

11:08 | 06 Gusht 2021

Lionel Messi edhe zyrtarisht nuk është më lojtar i Barcelonës.

Barça njoftoi të enjten mbrëma që për shumë arsye, s’mund të rinovojnë kontratën me 34-vjeçarin, i cili do të largohet pas pothuajse 20 vjetësh nga klubi.

Për të zbuluar të vërtetën dhe për të treguar më shumë për largimin e Messit, nga ora 11:00 numri një i klubit, Joan Laporta, do të ketë një konferencë për media.

Ai do të tregojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por ndoshta edhe lamtumirën që do t’i jepet Leo Messit sepse një lojtar si ai, që ka thyer shumë e rekorde e ka shkruar historinë, s’mund të largohet nga dera prapa.

Komento: