
Edhe mbi 100 afganë largohen nga Kosova.
Edhe 100 afganë janë larguar nga Kosova në mëngjesin e sotëm.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Amerikës në Prishtinë me anë të një postimi në Twitter, shkruan lajmi.
Ata kanë bërë të ditur se të njëjtit do të nisin jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot në mëngjes, një fluturim i katërt u nis nga Kosova, me mbi 100 afganë të cilët së shpejti do të fillojnë jetë të reja në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj”, thuhet në postimin e Ambasadës.
