Largohet nga Real Madrid, transferohet në Seria A

22:44 | 29 Gusht 2021

Real Madridi ka konfirmuar se Alvaro Odriozola është larguar nga klubi për t’iu bashkuar skuadrës së Serie A, Fiorentina në huazim një sezon.

25-vjeçari ka qenë një lojtar i Los Blancos që kur u bashkua nga Real Sociedad në 2018, dhe kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2019/20 në huazim në Bayern Munich.

Ai nuk është paraqitur fare për Merengues këtë vit, dhe ata kanë qenë aktivisht në kërkim të një shtëpie të re për mbrojtësin, përcjell ORAinfo.

Dhe Odriozola iu dha shansi për të provuar vlerën e tij në Serie A këtë sezon, pasi Fiorentina e transferoi spanjollin në huazim një sezonal nga Madridi. Gjigantët spanjollë konfirmuan largimin e mbrojtësit të shtunën, pasi ata vazhdojnë të pakësojnë skuadrën e tyre të fryrë.

Mbrojtësi është i kënaqur që iu bashkua Fiorentinës, dhe gjithashtu tha se ai kishte folur me ish -yllin e Madridit Jose Callejon për një lëvizje të mundshme në Firence. /ORAinfo/

Komento: