Largohet pllaka me flamurin e Serbisë te “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë

13:03 | 01 Shkurt 2024

Rreth orës 10 të ditës së sotme, në qytetin e Mitrovicës, është larguar një pllakë e madhe metalike, e cila mbante flamurin e Serbisë.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Front Online  rreth këtij veprimi.

Lajmin e ka konfirmuar, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot Policia ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut, derisa në vizitë ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Gjatë kësaj kohe është larguar edhe billboradi që kishte qëndruar aty në afërsi”, tha ai.

Në fakt ky billbord ka qëndruar në këtë kodër tash e sa vite, përderisa është i dyti që hiqet nga organet e rendit.

Javën që shkoi në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, më saktësisht në dalje të Zveçanit, u largua billboardi që mbante fotografitë mes tjerash të presidentit të Rusisë Vladimir Putin, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Komento: