Largohet tabela e vendosur nga MAPL-ja në Zubin-Potok/ Zeqiri: Shumë shpejt do të rivendoset

10:11 | 02 Shkurt 2024
largohet-tabela-e-vendosur-nga-mapl-ja-ne-zubin-potok/-zeqiri:-shume-shpejt-do-te-rivendoset

Një tabelë e vendosur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Zubin Potok me mbishkrimin “Republika e Kosovës” është larguar nga persona të panjohur.

Rastin e kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me këtë çështje Front Online ka kontaktuar kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqirit.

Zeqiri tha se ende nuk është identifikuar se kush e ka larguar tabelën.

Ai thotë se së shpejti do të vendosët prap.

“Ende nuk e dimë se kush e ka larguar është në kërkim të policisë. Tabela do të vendosët në kohën më të shkurtë të mundshme. Patrullimet e policisë kanë qenë gjithandej komunës por momentalisht nuk është kapur askush”, u shpreh Zeqiri për Front Online.

Komento: