Largohet tabela e vendosur nga MAPL-ja në Zubin-Potok

09:59 | 02 Shkurt 2024
largohet-tabela-e-vendosur-nga-mapl-ja-ne-zubin-potok

Policia e Kosovës ka theksuar se një tabelë e vendosur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në Zubin-Potok është larguar nga persona të panjohur.

Rasti është raportuar po hetohet në drejtim të veprës penale “dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Para disa ditësh, tabela me mbishkrimin “Republika e Kosovës” u vendos në objektin e Qendrës për Punë Sociale dhe në Stacionin e Zjarrfikësve në Zubin Potok.

 

Komento: