Largohet trupi i personit që vdiq në objektin e Komunës së Prishtinës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Largohet trupi i personit që vdiq në objektin e Komunës së Prishtinës

11:05 | 29 Shtator 2020

Një person ka vdekur sot brenda objektit të Komunës së Prishtinë.

Po largohet trupi i pajetë i personit që vdiq sot brenda objektit të Komunës së vjetër të Prishtinës.

Siç njofton policia ata kanë marrë informatën se në orën 8:30 minuta një person është alivanosur dhe pastaj është konstatuar vdekja e tij.

“Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën “UÇK” në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e komunës. Me të arritur në vendngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Flora Ahmeti.

Komento: