Lautaro – Barcelona, vjen lajmi i shumëpritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lautaro – Barcelona, vjen lajmi i shumëpritur

20:53 | 01 Gusht 2020

Duket se Laurato së shpejti do të bëhet pjesë e skuadrës së Barcelonës.

Lautaro Martinez ka vetëm një dëshirë – Barcelonën.

Sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez, vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Argjentinasi tash e disa kohë ka intereismin e katalanëve, por ndonjë ofertë zyrtare nuk është nisur drejt zyrave të ‘Zikaltërve’.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Lautaro është në pritje të ofertës së Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Gjigantët e La Liga janë në situatë të vështire ekonomike dhe janë duke përgatitur ndonjë ofertë që përfshinë edhe ndonjë lojtar.

Thuhet se oferta e parë do të jetë me 70 milionë euro plus Junior Firpo.

Komento: