Lazio fiton dramën e pesë golave ndaj Romës

20:35 | 26 Shtator 2021

Lazio ka arkëtuar e pikët e plota në shtëpi ndaj rivalit lokal, Roma.

Ndeshja ishte mjaftë dramatike ku u shënuan pesë gola, me Lazion që triumfoi me rezultat 3 – 2.
Fillimisht, Milinkovic-Savic kaloi Lazion në epërsi duke shënuar me kokë pas një asistimi të Anderson (10′).

Pas nëntë minutave, Pedro u asistua nga Immobile dhe dyfishoi epërsinë (19′).Roma ngushtoi epërsinë përmes mbrojtësit Ibanez që realizoi nga harkimi i Veretout (41′).

Edhe pjesa e dytë ishte mjaftë dramatike, ku u shënuan edhe dy gola të tjerë.Ishte Anderson që realizoi golin e tretë për Lazion, pas një super asistimi të Immobile që dribloi mbrojtësin kundërshtar (63′).

Sidoqoftë, pas gjashtë minutave, u akordua penallti për Romën, të cilën e konkretizoi Veretout (69′).

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi hyri në lojë krejt në fund, pra në minutën e 90-të e inkuadroi Immobilen dhe zhvilloi pesë minuta.

Me këtë fitore, Lazio ngritët në pozitën e gjashtë, derisa Roma renditët në vendin e katërt me 12 sosh.

Komento: