Lazio merr lajmin e zi, po largohet super-lojtari

21:59 | 22 Nëntor 2021

Lazio, është shumë i shqetësuar për të ardhmen e Sergej Milinkovic-Savic pasi ai është një lojtar që është i gatshëm të largohet nga skuadra sapo të përfundojë këtë sezon.

Futbollisti serb është një nga mesfushorët më të ndjekur në merkato prej shumë sezonesh dhe duket se në fund të këtij sezoni mund të përfundojë duke i dhënë lamtumirë romakëve, agjenti i tij është larguar shumë i shqetësuar nga skuadra laciale me deklaratat e tij të fundit, përcjell ORAinfo.

Mateja Kezman, agjenti i mesfushorit serb, e ka bërë të qartë se është i hapur për çdo ofertë, pavarësisht se lojtari ka kontratë me romakët deri në verën e vitit 2024,

“Sergej është një lojtar i madh dhe jam i sigurt se së shpejti do të vijë koha për të jetuar një aventurë të re në karrierën e tij sportive”, ka përfunduar agjenti i lojtarit serb./ORAinfo/

Komento: