Lazio po e transferon mesfushorin e njohur të MIlanit

16:44 | 06 Korrik 2020

Pas gjashtë vitesh në klub, Giacomo Bonaventura është i gatshëm të ndajë rrugët me AC Milan.

Kontrata e tij do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe kuqezinjtë nuk kanë qëllim ta rinovojnë atë.

Sipas një raporti nga Corriere Dello Sport, Lazio është e interesuar që ta transferoj Bonaventuran, përcjell ORAinfo.

Mesfushori arriti të sigurojë një asistim në ndeshjen kundër Lazios, duke treguar cilësitë e tij në fitoren 3-0.

Raportohet se kohëve të fundit janë përshpejtuar negociatat mes menaxherit të lojtarit dhe Lazios dhe shumë shpejt pritet që të zyrtarizohet marrëveshja. /ORAinfo/

Komento: