Lazio – Roma, publikohen formacionet zyrtare

19:56 | 15 Janar 2021

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Lazio – Roma.

Sonte do të luhet derbi i qytetit të Romës, ndërmjet rivalëve të përbetuar, Lazios dhe Romës.

Rivalët e përbetuar Roma dhe Lazio do të luajnë kundër njëra tjetrës sonte me fillim nga ora 20:45, transmeton lajmi.net.

Lazio nuk është duke kaluar në formën e tyre më të mirë dhe janë në pozitën e tetë në Serie A, ndërsa Roma në anën tjetër ka 34 pikë në total dhe janë të pozicionuar në vendin e tretë.

Formacionet zyrtare për këtë ndeshje janë këta:

Roma: Pau Lopez; Mancini, Smalling, Ibanez, Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola, Pellegrini, Mkhitaryan, Dzeko

Lazio: Reina; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Luis Alberto, Leiva, Milinkovic-Savic, Marusic; Immobile, Caicedo

Komento: