“LDK-ja, çka me ba aty?”, Ahmeti drejtuar Dedës pas renditjes së tij për një qeveri të mundshme

00:10 | 28 Korrik 2026
“ldk-ja,-cka-me-ba-aty?”,-ahmeti-drejtuar-dedes-pas-renditjes-se-tij-per-nje-qeveri-te-mundshme

Përderisa po debatohen formulat për një Qeveri të ardhshme, në ADRESA në Kanal 10, analisti Ilir Deda ka listuar se si mund të duket një përbërje institucionale, e ku si figurë konsensuale për president, ai e ka përseritur sërish emrin e Blerim Shalës.

“Përderisa po flasim për një president konsensual, unë e kam propozuar edhe me herët si shembull Blerim Shalën i cili është i vetmi që mund të jetë përbashkues për të gjitha partitë”, tha Deda.

E ndaj tij ka reaguar, moderatori Arben Ahmeti duke shtuar se: “E LDK-ja çka me ba aty”, përderisa vendos me hy në koalicion?”.

Për me shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

Komento: