LDK paralajmëron koalcion parazgjedhor me këtë parti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

LDK paralajmëron koalcion parazgjedhor me këtë parti

12:17 | 14 Gusht 2019

LDK ka gjasa që të mos shkoj e vetme në zgjedhjet e parakohshme.

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se në parim qëndrimi i LDK-së është që çdo parti të dalë e vetme në zgjedhje, por nëse partitë parlamentare lidhin koalicione parazgjedhore, atëherë do të jenë të interesuar për koalicion opozitar duke aluduar me VV-në.

Megjithatë Gashi tha se qëndrimin për këtë çështje duhet ta japë kryetari i LDK-së.

“Vendimet për koalicione deklarohen nga kryetari. Mendoj se LDK-ja është e interesuar që të gjitha partitë parlamentare të dalin vetë në zgjedhje, që të dimë forcën e të gjitha partive. Ne e dimë se cila parti ka forcë të madhe apo të vogël. Nëse kemi koalicione prej partive parlamentare, natyrisht e kemi qëndrimin tonë për koalicion opozitar, ne do të përgjigjemi me po të njëjtën monedhë dhe do të bëjmë koalicion”, tha Gashi.

Këto deklarata Gashi i dha gjatë debatit që po mbahet në kolegjin “Riinvest”, me temë: “Çfarë zgjidhjeje ofrojnë zgjedhjet?” .

Gashi tha se me situatën e re politike, shpërndarja e Kuvendit do të ndodhë më 22 gusht ashtu siç edhe është paralajmëruar.

“Kemi disa partnerë të koalicionit, kjo është një situatë politikë që duhet t’i kthehet sovranit për të vendosur. Me dorëheqjen e Haradinajt është krijuar një situatë e re politike. Presidenti ka bërë si duket me disa parti të vogla konsultime. Me momentin kur Veseli ka kundërshtuar që të marrë përsipër formimin e një koalicionit, është krijuar një situatë tjetër. Kështu me 22 gusht do të shpërndahet Kuvendi dhe normalisht janë afate të tjera kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve, jo më pak se 30 ditë”, tha Gashi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!