LDK reagon pas raportit të Freedom House: Të gjithë e kanë kuptuar se Qeveria bën propagandë, nuk e lufton korrupsionin

14:33 | 24 Prill 2024
ldk-reagon-pas-raportit-te-freedom-house:-te-gjithe-e-kane-kuptuar-se-qeveria-ben-propagande,-nuk-e-lufton-korrupsionin

Lidhja Demokratike  e Kosovës e ka konsideruar shqetësues raporton e Freedom House, në të cilin përmend korrupsionin qeveritar, që sipas tyre vazhdon të jetë shqetësim serioz në Kosovë.

Kjo parti thotë se pas Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe një raport ndërkombëtar konfirmon korrupsionin qeveritar, derisa thonë se të gjithë e kanë kuptuar se qeveria bën propagandë. “Por nuk e lufton korrupsionin”

“Nga gjithsej 7 pikë në luftën kundër korrupsionit, Kosova është vlerësuar me vetëm 2.25. Kjo dëshmon edhe njëherë se korrupsioni gjatë kësaj qeverie nuk është luftuar”.

Në këtë reagim, ky raport është shqetësues  pasi shumë problematika të cilat janë ngritur në këto raporte, vet LDK i ka diskutuar dhe ka ndërmarrë veprime konkrete për t’i zbardhur aferat korruptive.

“Në këtë raport përmendet ndër të tjera skandali i Ministrisë së Tregtisë për rezervat shtetërore, për të cilat Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur zërin në Kuvend dhe kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore. Por për zbardhjen e këtij skandali nuk pati vullnet nga deputetët e pozitës, dhe sot këtë skandal e ke pjesë të raportit. Pra, të gjithë e kanë kuptuar se qeveria bën propagandë, por nuk e lufton korrupsionin”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Vet qeveria u përballë me një skandal korrupsioni në vitin 2023, që përfshinte rezerva shtetërore të pallogaritura, të cilat janë ende nën hetim” – shkruan Freedom House për rezervat shtetërore.

Lidhja Demokratike e Kosovës, sic thuhet në reagim do të vazhdojë të mbrojë paranë publike, e cila po keqpërdoret nga korrupsioni instalues i Qeverisë. Përderisa do të shfrytëzohen edhe institucionet që personat të cilët kanë bërë vepra të tilla, të dalin para drejtësisë.

Komento: