Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti, përmes një postimi në facebook ka reguar në lidhje me zgjedhjen e Kryesisë së re të LDK-së.
Hoti ka shprehur paknaqësit e tij në listën e antarëve të Kryesisë në Podujevë.
“Sot kur po e shohim listën e antarëve të Kryesisë së ngushtë dhe atë të zgjeruar fatkeqësisht po e shohim edhe fatin e LDK-së në Podujevë.
Por e gjithë kjo, sigurisht se nuk ka ardhur rastësisht sepse Drejtuesit e LDK-së në Podujevë në vend lidershipit, integritetit, perbashkimit – sot servojnë vendime të shoferëve me logjik bodygardi, qasje provincialiste – kah i ki dajtë?, linqime, propaganda, parapolitikë e gjithcka tjetër përvec kthimit të LDK-së në qeverisjen e Komunës”, ka thënë Hoti.
Tutje ka thënë, se LDK është e Llapit dhe Llapi do ti kthehet LDK-së, ndërsa ka uruar një fillim të mbarë dhe me fitore të ardhshme./Front Online