Ledjana e la dhe u largua nga Përputhen, rrëfim prekës nga Mevlani

21:25 | 10 Maj 2021

Ledjana ka treguar se ka vendosur të largohet përfundimisht nga Përputhen. Lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ajo sqaroi se largimi nuk ka të bëjë me Mevlanin apo me faktin që ka gënjyer, siç përflitet në rrjet, por ka vendosur të largohet për shkak të akuzave që i janë bërë për martesë.

Ledjana mungoi emisionin e sotëm dhe Mevlani u shpreh i prekur nga ky veprim.

“Nuk e di, pse ajo s’duhet të vijë e të lejë të vetmuar sot në studio. Nëse ka diçka le ta thotë publikisht, nuk mbaj njeri me zor nëse nuk më do, është shumë e thjeshtë. Nëse ato ndjenja nuk janë të sinqerta le të vijë ta thotë. Në momentin që ke ardhur në një emision dashurie ka puthje ka përqafime dhe do ndikohemi nga prindërit që e kanë pranuar që do të vijmë në këtë emision. Nuk besoj që ka lidhje me familjen se ajo ka pozuar foto me bikini në vaskë. Nëse do të kishte sinqeritet nuk do të kishim ardhur në këtë pikë”, tha ai.

Komento: