Ledri Vula vjen me një krahasim epik mes tij dhe Luizit

14:58 | 09 Mars 2023

Ledri Vula: Unë me Sarën si Luizi me Kiarën.

Banori i Big Brother VIP Albaniam Luizi, ka marrë vëmendje të madhe në mbarë publikun shqiptar, madje ai ka fituar edhe simpatinë e emrave të njohur të estradës shqiptare.

Njëri ndër ta është edhe reperi kosovar Ledri Vula i cili së fundmi ka përmendur këngëtarin dhe banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në një nga koncertet e tij.

Ledri fillimisht ka përshëndetur partneren e tij, Sara Hoxha dhe valltarin Luixhino Hala të cilët ndodheshin në audiencë.

Më pas publiku ka thirrur emrin e Sarës dhe në këtë moment Ledri iu bashkua brohoritjeve duke thënë emrin e Luizit.

“Luizi, Luizi, unë me Sarën si Luizi me Kiarën”, ka thënë reperi që u mirëprit nga fansat që ishin të mbledhur për ta parë nga afër performancën e tij.

Kujtojmë që rreth një javë më parë Sara bashkë me Luixhinon hynë në BBVA si një juri për të gjykuar performancat e banorëve në vallëzim.

Dyshja vendosën që fitoren të ia dhuronin pikërisht Luizit që ishte në ekip me Deamishel, pas kësaj artisti iu drejtua Sarës duke i thënë “e ke burrin më të mirë në botë” referuar Ledrit.

Ndërkohë edhe emra të tjetër të njohur nuk kanë hezituar që të tregojnë hapur mbështetjen e tyre për Ejllin një ndër to është edhe këngëtarja tjetër, Dafina Zeqiri.

Komento: