Lega Serie A merr vendim të papritur për ndeshjen Inter – Sassuolo

19:19 | 18 Mars 2021

Shtyhet ndeshja Inter – Sassuolo shkaku i COVID-19.

Ndeshja ndërmjet Interit dhe Sassuolos e cila ishte e paraparë të mbahej të shtunën në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A.

Ndeshja ndërmjet Interit dhe Sassuolos e cila duhej të luhej të shtunën në orën 20:45 në kuadër të xhrios së 28-të të Serie A është shtyrë shkaku i shpërthimit të COVID-19 tek kampi “Nerazzurri”, transmeton lajmi net.

Lega Serie A ka marrë vendim për shtyrjen e ndeshjes.

Tani ekzistojnë katër raste pozitive me COVID-19 në skuadër, Danilo D’Ambrosio, Samir Handanovic, Stefan de Vrij dhe Matias Vecino.

Vendimi vjen si pasojë e frikës së përhapjes së virusit.

Komento: