Leicester City po e mposht 3-1 Manchester Cityn midis Etihad Stadium.
City e nisi më mirë ndeshjen, duke gjetur golin e epërsinë që në minutën e 4’ me an të Mahrez.
Por mysafirët reaguan dhe tashmë kanë përmbysur gjithçka dhe e kanë thelluar epërsinë.
Jamie Vardy fillimisht shënoi për 1-1 nga pika e bardhë në minutën e 37’, për rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 54’, Vardy e gjeti edhe njëherë rrjetën, duke shënuar për 2-1.
Tre minuta më vonë, sërish nga pika e bardhë, Vardy kompletoi het-trikun për të shënuar për rezultatin aktual 3-1.