Leicester – Liverpool, formacionet zyrtare

20:24 | 28 Dhjetor 2021

Formacionet zyrtare: Leicester – Liverpool.

Liverpooli do ta vizitojë sonte Leicesterin në duelin e xhiros së 19-të në Premier Ligë.

‘Të Kuqtë’ vijnë pas një barazimi ndaj Tottenhamit 2-2, në një ndeshje ku përcolli incidente të shumta.

‘Dhelprat’ ndërkohë vijnë pas humbjes në festivalin e golave në Etihad ku humbi 6-3 ndaj Man Cityt para dy ditësh.

Kujtojmë që Liverpoolit i’u shty ndeshja ndaj Leedsit e paraparë të luhej po ashtu para dy ditësh, pasi në skuadrën e Leeds dolën raste të shumta të infektimeve me Covid.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ballafaqim.

Leicester City XI: Schmeichel, Castagne, Amartey, Ndidi, Thomas, Dewsbury-Hall, Soumare, Choudhury, Maddison, Iheanacho, Vardy.

Liverpool XI: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas, Fabinho, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Mane, Salah, Jota.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në King Power Stadium.

Komento: