
Lidhur me këtë vendim të presidentes Osmani dhe çështje të tjera ka folur në një intervistë për Front Online, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Sipas tij, në këtë rast ka dominuar çështja politike dhe se presidentja Osmani nuk ka luajtur rol unifikues.
“Mendoj që presidentja nuk e ka luajtur rolin unifikues dhe si presidente e shtetit, por ka dominuar më tepër çështja politike dhe në këtë drejtim është cenuar rëndë Kushtetuta e Kosovës edhe pse duhet të jetë e kundërta, sepse nëse nuk përfillen aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese nga presidentja është një precedant shumë i keq që len pasoja. Prandaj, vendimi i djeshëm nuk është i arsyeshëm”, është shprehur Lekaj, për Front Online.
Ndërsa, ka treguar se si AAK janë duke u konsultuar se a do ta dërgojnë në Kushtetuese këtë vendim.
“Ajo që mund të them ne si AAK jemi në konsulta se si të veprohet, a të dërgohet në Kushtetuese meqë është cenim i rëndë i Gjykatës Kushtetuese dhe që pastaj do të informojmë opinionin publik me qëndrimin tonë, por gjithsesi do të koordinohemi edhe me partitë tjera opozitare që të jemi të bashkuar në këtë drejtim”, ka thënë ai.