Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si AAK, nuk i kanë kundërshtuar veprimet e Kurtit në veri, por e kanë kundërshtuar moskoordinimin me faktorin ndërkombëtar.
Lekaj, ka thënë se nëse Kurti e hap urën tani atë do ta ketë aty të parin.
“Edhe unë jam për hapjen e urës, edhe unë jam që të mos kemi asociacion me kompetenca ekzekutive, edhe unë jam për shtrirje të sovranitetit, por kemi një dallim, ne si AAK asnjëherë nuk i kemi kundërshtuar veprimet e Kurtit në veri, por e kemi kundërshtuar moskoordinimin me faktorin ndërkombëtar. Pse tani Kurti nuk e hap urën tash? Çfarë matje është ajo me dy kamionë a ka forcë ura me mbajt? Kjo është mashtrim për qytetarët. Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka” ka thënë Lekaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Sipas Lekaj, Kurti me veprimet e tij populiste dhe të pakoordinuara ka bërë që serbët të mos jenë më të integruar në institucionet e Kosovës.