Lëndimi i minatorëve të “Trepçës”, BSPK-ja i kërkon qeverisë të gjejë përgjegjësit

18:45 | 17 Janar 2024
lendimi-i-minatoreve-te-“trepces”,-bspk-ja-i-kerkon-qeverise-te-gjeje-pergjegjesit

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSKP) u ka dalë në përkrahje minatorëve të “Trepçës” të cilët sot u lënduan nga derdhja e acidit sulfurik në Horizontin XI të Minierës.

Kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka thënë se është i shqetësuar për ngjarjen, por më shumë për lëndimin e 12 minatorëve.

Prandaj, ai ka kërkuar veprim të menjëhershëm të qeverisë që të ngre të gjithë mekanizmat ligjorë për të gjetur përgjegjësit që është dashur të parandalojnë këtë aksident “i cili ka mundur të jetë me pasoja të rënda për minatorët”.

“BSPK po ashtu pret që Partneri Social – Qeveria të jetë pranë minatorëve të lënduar duke ua lehtësuar gjendjen shëndetësore e psikike në këto momente të vështira për minatorët e lënduar po edhe për familjarët e tyre a edhe për gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të vendit tonë”.

“BSPK nuk do të rrijë po do të bëjë të gjitha veprimet e duhura që kushtet e punës dhe të sigurisë për minatorët a edhe për të gjithë të punësuarit në vendet e rrezikshmërisë së lartë të kenë mbrojtën e duhur fizike e shëndetësore”, ka thënë Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së. /Front Online

Komento: