Lëndohen shtatë minatorë të Trepçës

14:53 | 17 Janar 2024
lendohen-shtate-minatore-te-trepces

Janë lënduar shtatë minatorë të “Trepçës” nga acidi sulfurik, i cili u ka rënë në trup.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar Gani Osmani nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës.

Osmani ka treguar se minatorët janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.

“Janë lënduar shtatë punëtorë të Trepçës. Lëndimi i tyre nuk është i madh, mirëpo janë dërguar në spital”, ka deklaruar ai.

 

Komento: