Lëndohet në vendin e punës, kosovari vdes në emergjencë

09:42 | 18 Maj 2022

Viktima mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në vendin e tij të punës në Novobërdë.

Sipas policisë viktima është lënduar nga një mjet i metaltë.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

ASGJËSIMI, DEMTIMI OSE HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS /Novobërdë 17.05.2022 – 07:43.

Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.

Komento: