Lëndohet një person pas një aksidenti në Vushtrri

00:05 | 29 Janar 2023

Aksident në Vushtrri, lëndohet një person, policia jep detaje.

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Nadakofc.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 20:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Nadakovc ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime”.

Komento: