Lëndohet rëndë Higuain, a do të mungoi kundër Milanit

17:15 | 04 Qershor 2020

Gonzalo Higuain është lënduar rëndë, duke rrezikuar kështu të mungoi kundër Milanit.

Higuain ka pësuar një lëndim gjatë seancës së sotme stërvitore.

Higuain rrezikon të humb gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Milan, pas lëndimit që ka pësuar sot.

Sipas medieve italiane, sulmuesi argjentinas ndërpreu seancën stërvitore heret në ‘Continassa’, pas një problemi muskulor.

Një komunikatë nga Juventus konfirmon problemin muskulor në këmbën e djathtë të lojtarit.

Gjendja e tij do të monitorohet gjatë ditëve në vazhdim.

Kjo do të thotë se ai mund të jetë jashtë ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Italisë, e cila luhet më 12 qershor.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet nga ekzaminimet e mëtutjeshme nga stafi mjekësor i Juves.

Komento: