Lëndohet rëndë ylli i Interit

13:13 | 20 Janar 2020

Ekziston një shqetësim i madh për Marcelo Brozovic.

Po, sepse dalja me patericat nga stadiumi i Leçes nuk është një shenjë e mirë, megjithëse nuk do ta dimë me siguri deri sa të jenë kryer ekzaminimet mjekësore.

Megjithatë, siç shprehet Mediaset, fryrja e këmbës ka të ngjarë të jetë serioze,përcjell ORAinfo.

Për pasojë, ai mund të jetë jashtë fushës një lajmi që nuk do donte Antonio Conte.

Prandaj, është i nevojshëm një përshpejtim në negociatat për Christian Eriksen, mbase duke punuar që ta ketë atë në dispozicion tashmë për ndeshjen të Dielën kundër Cagliari.

Me fjalë të tjera, ndërsa raporti vazhdon, Eriksen befas bëhet shumë i rëndësishëm. Agjenti i tij, Martin Schoots, është në Londër për të diskutuar lirimin e klientit të tij. Inter ngriti ofertën për Tottenham në 18 milion: shumë pak mungojnë për mbylljen e marrëveshjes./ORAinfo/

Komento: