Lëndohet ylli i Juventusit, do të mungoj disa muaj

21:08 | 24 Gusht 2021

Juventus konfirmon lëndimin e Ramsey, ja sa do mungojë

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey ka pësuar lëndim.

Uellsiani ka pësuar lëndim muskulor në fundin e ndeshjes ndaj Udineses.

Në komunikatën e Juventusit bëhet e qartë se lëndimi është i shkallës së ulët në kofshën e djathtë dhe do ritestohet pas 10 ditëve.

“Shkaku i problemit muskulorë në fundin e ndeshjes ndaj Udinese, Aaron Ramsey ka bërë testimet që zbuluan shkallë të ulët në muskulin e kofshës së djathtë. Në 10 ditë, ai do bëjë testime të tjera për të mësuar kohën e shërimit”, shkruhet në komunikatë.

Me këtë lëndim, veçse konfirmohet se Ramsey nuk ka asnjë gjasë që të largohet nga Torino këtë afat veror.

Komento: