Lëndohet ylli i Real Madrid, mungon kundër Osasunës

20:48 | 08 Janar 2021

Lëndohet Jovic, nuk udhëton me skuadrën për ndeshjen e nesërme.

Ka ndryshime planesh për Zinedine Zidane, pak para ndeshjes në udhëtim ndaj Osasunës, e cila zhvillohet nesër.

Sulmuesi serb, Luka Jovic, i cili ishte i ftuar për këtë ndeshje, por tani bëhet e ditur se ai nuk do të udhëtojë me skuadrën.
Kjo për arsye se Jovic ka një lëndim në këmbën e majtë, i cili do t’i pamundësojë paraqitjen në këtë takim.

Kështu, tekniku francez nuk do të mund të llogaris në shërbimet e tij për ndeshjen e nesërme, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga.

Ende nuk dihet se sa gjatë do të mungojë futbollisti serb.

Komento: