Leo Messi e Cristiano Ronaldo do t’i bashkohen Neymarit tek PSG?

22:32 | 20 Gusht 2020

Ronaldo dhe Messi mund t’i bashkohen Neymarit te PSG.

Wagner Ribeiro, agjenti i sulmuesit të PSG, Neymar, ka sugjeruar që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të bashkohen me yllin brazilian në Paris për të finalizuar formacionin më të bujshëm në histori.

E ardhmja e Messit është vënë në dyshim serioz pas eliminimit të turpshëm nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Ka pasur edhe spekulime që Juventus mund të shesë Ronaldon, i cili ka fituar dy tituj të Serie A në dy sezone në Torino, por nuk ka qenë në gjendje t’i udhëheqë ata drejt lavdisë evropiane.

“Neymar është i lumtur dhe unë mendoj se ai do të qëndrojë në PSG të paktën edhe dy vjet. Sot, pa asnjë dyshim, është më e lehtë për Messi të shkojë në PSG sesa që Neymar të kthehet në Barcelonë”.

“Messi dhe Cristiano Ronaldo. Unë jam serioz: ju nuk mund të dyshoni në fuqinë ekonomike të Katarit”, tha Ribeiro për Placar.

Komento: