Leo Messi i ‘lodhur’ nga shokët e skuadrës, reagimi i tij pas huqjes së Braithwaite

17:18 | 18 Maj 2021

FC Barcelona është mundur 2-1 nga Celta Vigo dhe kësisoj janë eliminuar nga gara për titullin e La Ligas.

Në këtë ndeshje, Barcelona filloi më mirë duke shënuar golin e parë përmes Lionel Messit, mirëpo në fund rezultati u përmbysë nga Celta.

Messi zhvilloi njërën nga ndeshjet e tij më të mira këtë sezon, duke shënuar një gol dhe madje kompletoi 15 dribilime nga 15 të tentuara.

Reagimi i tij mbi rastin e huqur nga Braithwaite, jep shenja se argjentinasi është lodhur e ngopur me këtë klub.

Goli ndaj Celta Vigos ishte i 30-të për kapitenin e Barcelonës këtë sezon dhe ai është bërë lojtari i vetëm që arrin të shënojë më shumë se 30+ gola për 9 sezone radhazi në La Liga, transmeton lajmi.

Trofeu i vetëm të cilin Blaugranët e kanë fituar këtë edicion është ai i Kupës së Mbretit, derisa kanë humbur në finale të Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbao.

Komento: