Leonardo dhe Maldini e duan këtë lojtar te Milani

18:59 | 13 Janar 2019

AC Milan, po mendon për seriozisht për transferimin e Marouane Fellaini të paktën kështu thonë lajmet e fundit.

Sipas Het Nieuwsblad, një gazetë belge, Rossonerët po vlerësojnë profilin e mesfushorit të Manchester United si një përforcim për ekipin e Rino Gattuso përcjell ORAinfo.

Drejtuesit e Milanit, Leonardo dhe Maldini, me sa duket kishin kërkuar informacione për lojtarin, pasi rossoneri kishte treguar interes për të edhe gjatë muajve të fundit.

Me ardhjen e trajnerit Solskjaer, i cili zëvendësoi Mourinhon në Man United, Fellaini nuk është përdorur aq shumë sa një largim duket të jetë në planet e yllit belg./ORAinfo/

Komento: