Leonardo zbulon prapaskenat se si arritën ta rrëmbenin Donnarumman nga Milani

11:20 | 10 Tetor 2021

Paris Saint Germain ishte skuadra që ndezi merkaton e verës, duke afruar emra si Hakimi, Sergio Ramos, Wijnaldum, Donnarumma apo Lionel Messi, me katër të fundit që u afruan me parametra zero, ndërsa drejtori sportiv Leonardo u ndal të shpjegojë pikërisht transferimin e gardianit italian.

Ai deklaroi se nuk ka kontaktuar me Donnarummën asnjëherë para muajit qershor, kokë kur Paolo Maldini zbuloi zyrtarisht që portieri ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Milanin dhe është lojtar i lirë.

“Nuk është e vërtetë që i kemi bërë presion Donnarummës të mos rinovojë, për ta marrë me parametra zero. Ne nuk e kemi kontaktuar atë asnjëherë para muajit qershor. Vetëm kur Maldini deklaroi se ai nuk do të rinovojë me Milanin dhe është lojtar i lirë, nisëm negociatat me Raiolën”, u shpreh Leonardo, që në karrierën si futbollist ka një kapitull të rëndësishëm me klubin e Milanit.

Komento: