Leonora Jakupi shfaqet e mërzitur, e pranon publikisht pse po i ndodh kjo!

11:49 | 14 Tetor 2019

Leonora Jakupi është shprehur e mërzitur me atë që po i ndodh Brezovicës.

Këngëtarja e njohur, ka apeluar te qytetarët që të dalin kundër hidrocentralit në Brezovicë.

Nëpërmjet këtij postimi ajo ka kërkuar prej tyre që ta ruajnë ambientin dhe të mos lejohet që sipas saj për interesa personale, individuale dhe biznesore të dëmtohet natyra.

“Parku nacional Brezovica pa ujë??? Apeloj tek të gjithë qytetarët për mbrojtjen e ambientit. Mos të lejojmë që për interesa personale, individuale dhe biznesore të demtohet natyra jonë e bukur! Kundër hidrocentralit, në mbrojtje të natyrës”, ka shkruar ajo pranë postimit të një fotografie në Instastory.

Komento: