Leonora në këtë vend madhështor për pushime, por kush po e shoqëron? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Leonora në këtë vend madhështor për pushime, por kush po e shoqëron?

18:41 | 25 Maj 2019

Me kë po kalon momente relaksuese Leonora?

Këngët e saj qysh prej fillimit të karrierës, janë pëlqyer aq shumë nga publiku, duke u bërë hite të padiskutueshmë.

Leonora Jakupi arriti të mbledhë pas vetës një numër të madh ndjekësish që e duanë dhe e pëlqejnë muzikën e saj, shkruan “Kosovarja”.

Ka një periudhë të gjatë që është pjesë e skenës muzikore, duke numëruar gjithmonë suksese të njëpasnjëshme

Përveç si këngëtare e zonja, ajo njihet edhe si femër e bukur dhe me shumë stil.

Ndonëse është larguar pak nga muzika, ajo nuk mungon me postime të ndryshme në rrjete sociale, duke ndarë momente nga aktivitetet e saj të përditshme.

E si shumë nga kolegët e saj që po e shijojnë kohën me diell për të pushuar në vende të ndryshme, edhe Leonora nuk e ka lënë këtë mundësi të ikë.

Një imazh në Instagram na bën të kuptojmë se ajo po qëndron në Budapest.

Përveç kësaj pamje, ajo nuk ka treguar se me kë po qëndron atje. Sidoqoftë, duket se po kalon momente të mira, dhe ne i urojmë pushim të këndshëm.

Komento: