Letra së BE-së, dërguar Ramush Haradinajt, dalin detaje të reja

22:25 | 16 Dhjetor 2018

Federica Mogherini, Johannes Hahn dhe Cecilia Malmstrom, i kanë dërguar letër Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësja për Politikat e Jashtme të BE’së, Maja Kocijançiq.

Në letrën e dërguar ata i kanë shprehur shqetësimet e BE’së rreth tarifave prej 100 për qind të vendosura ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, si dhe urgjencën për t’i revokuar ato.

Klan Kosova ka kontaktuar zëdhënësen Kocijançiq, dhe kjo e fundit ka thënë se në letrën e dërguar, është ritheksuar edhe oferta e bërë nga Komisionari Hahn në Prishtinë, rreth mënyrës se si mund të trajtohen ankesat e palës kosovare.

“Përfaqësuesja Mogherini, së bashku me Komisionarët Hahn dhe Malmstroem, i kanë dërguar një letër Kryeministrit Haradinaj, ku është shpjeguar qëndrimi i BE’së lidhur me tarifat dhe urgjencën për t’i revokuar ato”, ka thënë zëdhënësja Kocijançiq.

“Aty është ritheksuar oferta e bërë nga Komisionari Hahn në Prishtinë, mbi mënyrën se si mund te trajtohen ankesat e palës kosovare. Përveç kësaj, letra gjithashtu mirëpret përkushtimin e Kryeministrit për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Për t’u njoftuar më shumë rreth qëndrimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me kërkesat që i ka bërë BE-ja, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Komento: