Leverkusen cakton çmimin për yllin e skuadrës, alarmohen gjigantët evropianë

23:14 | 14 Mars 2020

Bayer Leverkusen ka vendosur ta vë në shitje Kai Havertz.

Havertz është një nga lojtarët me potencialin më të madh në Bundesliga. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendje të madhe nga të gjitha skuadrat evropiane, si Liverpool, Barcelona e Bayern Munich.

Lidhur me lojtarin ka folur edhe trajneri i Leverkusen, Peter Bosz, i cili thotë se gjermani mund të largohet për një shumë që kalon 100 milionë eurot.

“Kai është 20 vjeçar, por ky tashmë është sezoni i tij i katërt në Bundesliga. Kjo thotë shumë. Ai është nga Aachen, ka qenë këtu që kur ishte tetë vjeçar. Djalë i mirë për të punuar me të. Ai gjithashtu luan pianon” ka thënë Bosz, transmeton lajmi.

“Ne shitëm shokun e tij, Julian Brandt, te Dortmund, gjatë verës së kaluar. Havertz kapi syrin e të tjerëve edhe më shumë” ka shtuar trajneri.

“Vështirë se do të mbahet verën tjetër. Do të ketë një transferim 100 milionësh. Çfarë po them? Më shumë se 100 milionë” ka shtuar ndër të tjerash Bosz.

Mbetet të shihet nëse ndonjë skuadër do të ofrojë më shumë se 100 milionë për yllin e Leverkusen.

Komento: