Lëvizje e papritur, Sheiku i Manchester Cityt e kërkon me ngulm Mbappen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lëvizje e papritur, Sheiku i Manchester Cityt e kërkon me ngulm Mbappen

23:49 | 24 Shtator 2021

Transferimi i Mbappes në Real Madrid është i komplikuar.

Ian McGarry dhe Duncan Castles, gazetarët e specializuar në tregun e transferimit, thonë se sheiku i Manchester Cityt, Shekh Mansour ka kërkesë personale transferimin e sulmuesit francez.

Mbappe do të jetë lojtar i lire verën e ardhshme, kur i skadon kontrata me PSG-në dhe vet pronari i Cityt ka kërkuar të nisin ofenzivën për ta transferuar në Angli.

I interesuar për transferimin e tij është edhe Real Madridi, që ishin afër arritjes së marrëveshjes.

Ndërkohë, Paris Saint-Germain ende ka shpresë se do të arrijë marrëveshje për rinovimin e kontratës me yllin francez.

Komento: