Lewandowski – Bayern, ndodh e papritura

21:09 | 01 Maj 2021

Lewandowski nis bisedimet për rinovimin e kontratës.

Robert Lewandowski mund ta vazhdojë kontratën me Bayern Munichun.

Mediat gjermane kanë raportuar të shtunën se menaxheri i lojtarit ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit.

Sulmuesi polak ka kontratë me “bavarezët” deri në vitin 2023. “Bavarezët” thuhet se i kanë ofruar kontratë dyvjeçare, që do ta mbante atë në Munich deri në vitin 2025.

Madje, krerët e klubit gjerman i kanë ofruar edhe rritje të dukshme të pagës pas formës së lartë të treguar.

32-vjeçari këtë sezon ka shënuar 43 gola dhe ka bërë tetë asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.

Komento: