Lewandowski me deklaratë të papritur për Sanen

23:24 | 13 Maj 2020

Lewandowski ka bërë një deklaratë të papritur për Sanen.

Robert Lewandowski ka vlerësuar raportet që e lidhin Leroy Sanen me Bayern Munich, duke thënë se anësori gjerman është një lojtar që mund të ndihmojë klubin.

Ylli i Manchester Cityt është i lidhur shumë me një transferim te Bayern, diçka që kishte nisur që nga vera e kaluar.

Por, një lëndim i pësuar në muajin gusht të vitit të kaluar, kishte prishur çdo shpresë të Bayern Munich.

“Ka shumë spekulime. E vetmja që mund të them se ai është një lojtar i shkëlqyeshëm me aftësi të mëdha që mund të harmonizohet shumë mirë me shokët e tij të skuadrës”, ka deklaruar Lewandowski.

“Jo vetëm në Premierligë ose në Ligën e Kampionëve, ne kemi parë tashmë se çfarë mund të bënte te Schalke”.

“Ai sigurisht mund të na ndihmojë të gjejmë zgjidhje të reja në lojën tonë”.

Komento: