Lewandowski thyen rekordin personal – i pandalshëm në Bundesliga

19:29 | 28 Gusht 2021

Robert Lewandowski është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në tregun aktual të futbollit.

Ylli polak po vazhdon shkëlqimin e tij me skuadrën e Bayern Munich, ku javë pas jave në Bundesliga po gjen rrugën e golit.

Ai tashmë ka shënuar edhe në ndeshjen që Bayern po e luan aktualisht kundër Hertha Berlinit.

Me këtë gol, Lewandowski shënon në 13 ndeshje radhazi në Bundesliga. Ky është një rekord i ri personal për lojtarin polak.

Ai në sezonin 2012/13 shënonte në 12 ndeshje radhazi. Rekordi total i takon Gerd Muller, për 16 ndeshje radhazi.

Komento: