Lewandowski ‘trishton’ Bayernin, kërkon largimin

15:40 | 19 Gusht 2021

Lewandowski kërkon largimin, Bayerni i vendos çmimin e ‘çmendur’.

Robert Lewandowski thuhet se dëshiron të largohet nga Bayern Munich pasi kërkon një sfidë të re në karrierë.

Sulmuesi polak është njëri nga më të mirët e dekadës së fundit në rolin e tij, pasi vit pas viti ka dëshmuar këtë me shumë gola të shënuar.

Megjithatë, kohës së Lewandowskit te Bayern Munichu si duket i ka ardhur fundi.

Sipas mediumit Sky Sports, Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayerni këtë vetë.

Ylli polak është i etur të përjetojë një klub dhe kampionat tjetër pasi dëshiron një sfidë të re në karrierë.

Sidoqoftë, kampionët në fuqi të Bundesligës e vlerësojnë atë rreth 120 milionë euro.

Lewandowski pas këtij lajmi ka filluar të lidhet me një transferim te Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Komento: