Lider si brenda ashtu edhe jashtë loje – Granit Xhaka zbriti për t’i motivuar bashkëlojtarët

21:24 | 02 Korrik 2021

Momenti kur Granit Xhaka zbriti në fushë dhe iu dha zemër lojtarëve të Zvicrës në vazhdime.

Spanja dhe Zvicra e kanë mbyllur kohën e rregullt dhe vazhdimet me rezultat të barabartë 1-1 në çerekfinalen e parë të Euro 2020, ndërsa penalltitë vendosën fituesin, që në këtë rast doli të jenë Spanja (3-1).

Golin për Spanjën e shënoi Denis Zakaria (autogol), ndërsa Xherdan Shaqiri shënoi për Zvicrën, ndërsa spanjollët ishin më të mirë nga goditjet e penalltive.

Granit Xhaka nuk kishte të drejtë lojë në këtë takim, pasi kishte mbushur numrin e kartonëve.

Po kapiteni i helvetëve, pas pjesës së parë të vazhdimeve, doli në fushë dhe ua mbajti një fjalim të zjarrtë lojtarëve të Zvicrës.

Ky gjest i tij është vlerësuar tej mase nga fansat e futbollit dhe mediat.

Bashkëlojtarët e tij arritën ta mbajnë portën e paprekur në vazhdime, duke fituar mundësinë të gjuajnë penalltitë.

Por në penallti përfundoi edhe kjo aventurë evropiane për Zvicrën, ku paraqitja e Granit Xhakës, por edhe e Xherdan Shaqirit, ishte në nivel të lartë.

Komento: