Ligji për Paga dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

16:12 | 07 Prill 2023

Ligji për Paga dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Avokati i Popullit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për paga. Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni, Petrit Çollaku.
Kjo është bërë pasi Avokati i Popullit ka shqyrtuar ankesat e palëve të ndryshme të cilat kanë kërkuar nga ky institucion që këtë ligj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ligji për paga, i cili është në fuqi nga muaji shkurt, kishte përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorit publik 105 euro.

Lidhur me këtë, Avokati i Popullit ka pranuar ankesa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarë komunal të arsimit, infermierë, mjekë, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione e organizata të tjera.

Kujtojmë që zyrtarëve publikë u janë proceduar dy rroga bazuar në ligjin e ri të pagave, ku pati rritje në disa sektorë. Mirëpo, ndonëse rritje në pagën bazë, disa sektorë nuk vërejtën ndonjë rritje praktike. Kjo pasi u ndalën shtesat që deri tani përfshiheshin në rrogat bazë.

Komento: