Limaj bën thirrje që të ndriçohet fati i mbi 1600 personave të zhdukur tash e mbi dy dekada

13:26 | 30 Gusht 2020

Në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje që të ndriçohet një herë e përgjithmonë fati i mbi 1600 personave të zhdukur tash e mbi dy dekada.

Kreu i Nismës ka thënë se, në këtë ditë të shënuar zotohemi se nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe zbardhjen e fatit të të gjithë të zhdukurve.

“Kjo plagë e cila është ndër më të rëndat që ka shkaktuar lufta vazhdon të rëndoj mbi familjet e personave të zhdukur, shoqërinë dhe shtetin tonë në përgjithësi”, ka thënë Limaj.

Komento: