Limaj kërkon të shkarkohet Murati

21:17 | 30 Qershor 2022

Po kërkohet dorëheqja e Hekuran Murtatit.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ftuar opozitën në Parlament që të bojkotojë çdo punim derisa të shkarkohet ministri Hekuran Murati, i cili ofendoi rëndë veteranët e UÇK-së.

Këtë thirrje, Limaj opozitës ia ka drejtuar me anë të një postimi në Twitter, shkruan lajmi.net.

Sipas Limajt, Murati ka fyer, ofenduar e tallur sakrificën, vuajtjet dhe vlerat e popullit të Kosovës.

Postimi i plotë i Limajt:

Ftoj opozitën parlamentare që t’i bojkotoj punimet e Kuvendit, deri sa të shkarkohet ky ministër që fyen, ofendon dhe tallet me sakrificën, vuajtjen dhe vlerat e këtij populli mbi te cilat ka ardhur liria dhe është ndërtuar shteti.

Komento: