Limaj mobilizon strukturat e Nismës në Prishtinë: Stop krizës, ndrysho Kosovën

22:40 | 02 Qershor 2026
limaj-mobilizon-strukturat-e-nismes-ne-prishtine:-stop-krizes,-ndrysho-kosoven

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbledhur strukturat e kësaj partie në Prishtinë.

Pas bashkëpunimit me partinë e Bedri Hamzës për zgjedhjet e 7 qershorit, Limaj ka mobilizuar strukturat e subjektit të tij për ta mbështetur PDK-në në garën zgjedhore.

“Nga Kryeqyteti, me shtabin zgjedhor të NISMA në Prishtinë. Të bashkuar, i themi Stop krizës, ndrysho Kosovën!”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ndryshe, Nisma Socialdemokratike nuk ka koalicion parazgjedhor me PDK-në, por të dy subjektet kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 7 qershorit, duke e lënë të hapur mundësinë që në garat e ardhshme zgjedhore të kandidojnë në një listë të vetme.

Komento: